Për herë të parë në pothuajse një vit, numri i pacientëve të sëmurë rëndë me koronavirus në Izrael është rritur mbi 1000. Ministria e Shëndetësisë njoftoi dje në mbrëmje se 1010 pacientë me simptoma të rënda po trajtoheshin në spitale.
Kulmi i infeksioneve të mëparshme u arrit në janar 2021, ku u regjistruan rreth 1200 pacientë të sëmurë rëndë. Spitalet izraelite aktualisht po përjetojnë një ngarkesë të lartë pune, për shkak të rritjes së madhe të numrit të pacientëve me grip që nga viti i kaluar.
Të premten u raportuan rreth 53,000 raste të reja me Covid-19. Një javë më parë, numri i infeksioneve të reja ditore në Izrael i kaloi 85,000, shifra më e lartë e regjistruar në Izrael që nga fillimi i pandemisë. Biologu Eran Segal i Institutit Weizmann në Rechovot tha se ai dyshon se Izraeli tashmë e ka kaluar kulmin e valës së tij Omicron.