Në 24 orët e fundit, Italia regjistroi 141.262 raste të reja me koronavirus teksa janë kryer 1.084.295 tamponë (një ditë më parë ishin 144.243 nga 1.224.025 teste). Kështu njofton Ministria e Shëndetësisë së Italisë, sipas së cilës të vdekurit janë 111 (të premten 155).
Ata që kanë lënë spitalit dhe të shëruarit janë 20,432. Pranimet në kujdesin intensiv (+37) dhe pranimet në repartet e Covid (+115) janë në rritje. Norma e pozitivitetit është 13% (ishte 11.8%).
Aktualisht janë 1,021,697 pozitivë me Covid-19 në Itali, 120,713 më shumë se dje. Që nga fillimi i pandemisë, totali i rasteve është 6,266,939 dhe vdekjet 137,513. Nga ana tjetër, të larguarit nga spitali dhe të shëruarit janë 5.107.729, me një rritje prej 20.432 krahasuar me një ditë më parë.