“Big Brother Vip Albania” u kthye në pak kohë një nga programet televizive më të ndjekura të momentit, ku shikueshmëria dhe popullariteti i saj duket se ka kaluar të gjitha pritshmëritë.

Kërkesa e fansave u plotësua, dhe tashmë e dimë se banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri do të vazhdojnë të jenë të izoluar, pasi finalja e madhe do të shtyhet për në datën 18 shkurt.

Ky vendim pati reagime të ndryshme nga banorë të ndryshëm, të cilët kishin tre ditë kohë për të dhënë një përgjigje lidhur me vendimin e tyre për vijimësinë e garës. Ndërkohë, ata vazhdimisht morën mesazhe nga familjarët e tyre.

Megjithatë, dinamika do të shtohet në emisionin më të ndjekur aktualisht, pasi do të ketë hyrje të reja. Ditën e nesërme, më datë 4 janar në shtëpinë më të famshme në Shqipëri do të hyjnë disa banorë të rinj.

Thuhet se këto prurje të reja brenda shtëpisë konsistojnë në dy vajza dhe një djalë.

Tashmë, nuk na mbetet gjë tjetër përvec se të presim të zbulojmë emrat e rinj, si dhe ndryshimet e mundshme që do të ndodhin në shtëpi me ardhjen e tye.

Rikujtojmë se banorët janë shprehur se pothuajse të gjithë e hamendësuan shtyrjen e emisionit, ndërkohë që pjesa më e madhe e tyre nuk dëshiron ta lejë garën në gjysmë.