Kundër Juves nuk duhet të ishte në fushë, duhet të ishte në izolim, si pasojë e kontakteve që kishte me lojtarë të prekur nga COVID-19, por çuditërisht sulmuesi polak zbriti në fushë kundër “Zonjës së Vjetër”. Historia merr një tjetër rrjedhë tashmë duke ngritur shumë hije dyshimi.

Pas xhirove të fundit të tamponëve, Zielinski ka rezultuar pozitiv duke humbur në këtë mënyrë sfidën kundër Sampdoria.

E njëjta situatë ishte me dy lojtarë të tjerë, Rrahmani dhe Lobotka por të dy, ndryshe nga Zielinski, kanë rezultuar negativ.