Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar dy viktima nga COVID-19. Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 427 raste të reja të infektuara me këtë virus. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se sot janë shëruar 31 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.315.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë: 13 Janar 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.541 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.704.633 doza të vaksinës.

Deri më sot 793.574 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 24.841 doza përforëcuese dhe 2.137 doza të treta të vaksinës COVID-19. Nga 5.881 testime, 427 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 31 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.315. Në total numri i rasteve aktive është 2.811.