Ka ndërruar jetë këngëtari i njohur nga Kosova Eduart Meraku, i njohur me emrin e artit Edi King. Lajmin e trishtë e ka bërë me dije miku i tij, Besim Gashi përmes një postimi në rrjete sociale. Nuk ndihet arsyeja e ndarjes së tij nga jeta.

“Spo muj me besu per kete lajm teper teper te pikëllueshem. Na la Edi shoku i gjithë jetes tonë Edi King! Spaska ma rond se me perjetu diqka te tille…’, ka shkruar ai krahas fotos së këngëtarit.

Kujtojmë që prej disa vitesh ai është shkëptur nga muzika. Projekti më i fundit që mban titullin “Meraku” është publikuar në vitin 2018. Ai ishte pjesë e grupit të njohur të pop-rock-ut, “Seleksioni 039”.