Qendra Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) ka përditësuar udhëzimet e saj për kohëzgjatjen e karantinës së personave të infektuar me koronavirus. Sipas ECDC, kohëzgjatja e saktë e përfundimit të karantinës ende nuk dihet për arsye se rregullat ndryshojnë në bazë të varianteve dhe pacientëve.
Varet nga shumë faktorë, por në veçanti nga sistemi imunitar i individit, nga ashpërsia e sëmundjes, nga ngarkesa virale, si dhe nga lloji i variantit. Pacientët me koronavirus mund të përfundojnë karantinën vetëm nëse:
-ka kaluar kohë që nga fillimi i simptomave.
– ashpërsia e sëmundjes.
-sistemi imunitar
-faktorët socialë
-një test negativ
Roli i testeve të shpejta
Testet e shpejta mund të përdoren si dëshmi për të kuptuar nëse keni ose jo koronavirus. Ju mund të bëni një test të shpejtë pasi të shihni që simptomat tuaja janë përmirësuar. Personat që janë asimptomatike, kanë simptoma të lehta ose të moderuara dhe që nuk janë vaksinuar plotësisht, duhet të izolohen derisa të bëjnë 2 teste PCR të paktën 24 orë larg njëra-tjetrës.
Po për të vaksinuarit plotësisht?
Për rastet asimptomatike, të lehta ose të moderuara për personat që janë vaksinuar plotësisht, periudha e karantinës mund të reduktohet në 6 ditë pas fillimit të simptomave. Por nëse bëni një test të shpejtë ose PCR dhe rezultoni pozitiv edhe pas ditës së gjashtë, atëherë duhet të vazhdoni të qëndroni të izoluar.
Pas 10 ditësh, duhet të përsërisni sërish testin e shpejtë, për të kuptuar nëse jeni negativ.