I ftuar në emisionin Open, kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu është pyetur se më cilën parti do të bëjë koalicion në zgjedhjet e pjesshme lokale me 6 mars.
Mediu tha se në 30 vite pluralizëm, PR-ja ka bërë koalicion me PD-në, pavarësisht se kush ka qenë në krye të saj. Duke cilësuar kështu se e pranon PD-në aktuale dhe Lulzim Bashën.
“Fatmir Mediu dhe PR ka qenë 30 vite në koalicion me PD-në, pavarësisht kush ka qenë kryetar i saj. Duhet të thërrasim sa më shpejt një tryezë ku të diskutojmë dhe të gjejmë kandidatët e përbashkët. Nëse hyjmë në zgjedhje për të provuar kush ka muskujt më të fortë brenda nesh, vetëm do kënaqim këtë regjim, do të kënaqim Edi Ramën”, thotë ai.