Në “Big Brother Vip” është duke u bërë një lojë me dënime. Banorët, kanë të drejtë të dënojnë njëri-tjetrin.

Donaldi ishte ai që kishte të drejtë zgjedhje dhe ai preferoi të testonte Einxhël. Ai i kërkoi moderators që të puthë personin që ka më së shumti inat në shtëpi dhe bukuroshja zgjodhi pikërisht aktorin. Ky i fundit reagoi ndaj puthjes duke thënë se i shijoi shumë.

Kujtojmë se Einxhel dhe Donald janë distancuar nga njëri-tjetri, kur aktori tha se do të dëshironte që Einxhel të ishe jashtë shtëpisë. Po ashtu, ai nuk preferoi të shpëtonte nga nominimi Dj Dagz, të dashurin e Einxhel dhe një nga miqtë më të mirë të tij brenda shtëpisë.