Pak ditë më parë një audio-përgjim i kapur nga njerzit e Armando Dukës në mbledhjen e zhvilluar nga Erion Velaij me Shoqatat Rajonale të Tiranës, u përdor si një mjet “triumfi” nga FSHF-ja.

Por, fjalori vulgar në institucionin e FSHF-së është një gjuhë që përdoret nga të gjithë punonjësit e tyre.

Gazeta TemA ka siguruar një video nga votimi fars i zgjedhjeve në Shoqatën Rajonale të Tiranës, ku Sulejman Mema që mediat e Dukës e kanë ngritur në qiell si një njeri me intergritet, ka degraduar në fyrje ndaj Shoqatave që bojkotuan votimin manipulativ.

“Po kush po ua q* ropt këtyre kundërshtarëve tanë”, janë fjalët rrugaçërore të përdorura nga Sulejman Mema, njeriu që paguhet nga Armando Duka.