Mbrëmjen e djeshme, teksa të gjithë banorët po argëtoheshin dhe po luanin, Einxhel Shkira është rrëzuar keq dhe ka vrarë krahun. Në videot e publikuara në në Instagram duket qartë se si është rrëzuar moderatorja, e cila ka thënë: “Theva krahun”.

Ditën e sotme është zbuluar se Einxhel është dërguar në spital për të marrë një trajtim më të specializuar. Eingjëll është detyruar kështu që të lërë për pak kohë shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Por sigurisht që gjatë gjithë trajtimit dhe vizitave, Shkira do të jetë e monitoruar nga kamerat.

“Gjatë mbrëmjes së djeshme banorja Einxhel Shkira ka lënduar krahun. Ajo ka marrë menjëherë ndihmën e nevojshme nga stafi mjekësor por do t’i duhet të marrë trajtim më të specializuar.

Einxhel duhet të niset drejt spitalit duke u detyruar kështu të lërë për pak kohë shtëpinë e “Big Brother”. Gjatë gjithë trajtimit dhe vizitave, çdo lëvizje e saj do të jetë e monitoruar nga kamerat. Gjendja e saj është e mirë dhe shumë shpejt do t’i ribashkohet shtëpisë”- shkruhej në postim.