Masat e sigurisë të shtuara janë bërë pengesë qe shumë tifozë të humbasin ndeshjen derbi Tirana-Vllaznia këtë të shtunë në Air Albania.
Për shkak se ekspertët e UEFA-s po bëjnë prova për Conference League, finalja e së cilës do luhet në maj në Air Albania, tifozëve u është kërkuar në momentin e fundit karta e identitetit. Kjo i ka kapur të papërgatitur shumë prej tyre dhe për rrjedhojë kanë humbur mundësinë për tu futur në stadium.
Për rrjedhojë klubi i Tiranës shpërndau edhe një njoftim për mediat ku thuhet:
“Pershendetje! Ne prag te ndeshjes KF Tirana-KF Vllaznia klubi njofton te gjitha mediat se kordoni policor nuk lejon tifozerine per tu futur ne stadium. Thirrje qe i behet te gjitha mediave per komunikimin dhe mbulimin e ketij rasti.”
UEFA po mban nën monitorim stadiumin duke bërë prova që të jetë gati për në maj për finalen europiane.