Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka publikuar një studim të dy instituteve kërkimore në Itali dhe Rusi sipas të cilave vaksina ruse Sputnik V është më e efektshme nga Omicron se Pfizer.

Alimehmeti shkruan se studiuesit vunë re se gjashtë muaj pas vaksinimit 74.2% e personave të vaksinuar me Sputnik V kishin antitrupa neutralizues kundër Omicron, ndërsa 56.9% e personave të vaksinuar me Pfizer kishin antitrupa neutralizues kundër Omicron.

Gjithnjë duke iu referuar studimit ai thotë se në krahasim me Pfizer Sputnik V prodhon rreth 2.1 herë më shumë antitrupa neutralizues në total.

POSTIMI I PLOTË
❗ “Kërkimi shkencor do të thotë të shohësh atë çka ka parë gjithkush dhe të mendosh atë që s’ka menduar askush.”
Cit.: Prof. Albert Szent-Györgyi (Nobel 1937)
? Kundrejt vaksinës Pfizer, vaksina Sputnik V rezulton të jetë më e efektshme në kohë për sa i përket neutralizimit të variantit Omicron!
? Studimi i prepublikuar më 19 Janar 2022 është kryer nga dy institute kërkimore prestigjioze:
?? Instituti Kombëtar i Sëmundjeve Infektive “Lazzaro Spallanzani” (Itali) dhe
?? Qendra Kombëtare e Kërkimit për Epidemiologjinë dhe Mikrobiologjinë “N F Gamaleya” (Rusi).
? Pas krahasimit të antitrupave neutralizues të prodhuara ndaj Omicronit nga secila vaksinë dhe vëzhgimit se si ndryshon niveli i tyre në kohë, studiuesit vunë re se:
? Gjashtë muaj pas vaksinimit:
? 74.2% e personave të vaksinuar me Sputnik V kishin antitrupa neutralizues kundër Omicron.

? 56.9% e personave të vaksinuar me Pfizer kishin antitrupa neutralizues kundër Omicron.
? Rënia e antitrupave ndaj variantit Omicron në krahasim me variantin origjinal (Ëuhan-Hu1) ishte:
? 8.1 herë rënie te personat e vaksinuar me Sputnik V, kundrejt
? 21.4 herë rënie te personat e vaksinuar me Pfizer.
? Si rrjedhojë, mund të konkludohet se, në krahasim me Pfizer:
? Sputnik V prodhon rreth 2.1 herë më shumë antitrupa neutralizues në total
? Sputnik V, pas 3 muajve, mban 2.6 herë më shumë antitrupa neutralizues pas 3 muajve.
? Përfundimet e autorëve:
? Ulja e antitrupave neutralizues kundër Omicron është vënë re në shumë vaksina anti-COVID-19, disa prej të cilave nuk demonstrojnë fare neutralizim.
? Sot duket se nevoja për dozat e treta (booster) duket qartë.
? Qasja më efektive është përdorimi i vaksinimit me booster heterolog, që është përdorur në mënyrë pionere nga Sputnik V.