Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka reaguar pas intervistës së zv.ndihmës sekretarit të Shtetit Gabriel Escobar për Zërin e Amerikës.
Ajo ka shpërndarë në rrjetet sociale intervistën e tij, ku bëhet i qartë mendimi që ka SHBA për Sali Berishën.
Në postimin e saj, ambasadorja kërkon që shqiptarët ta gjykojnë vetë komentin e zyrtarit të lartë amerikan lidhur me protestën e 8 janarit, por edhe zhvillimet më të fundit në selinë e PD-së.
“Jeni lodhur nga “spin doktorët”(propagandistët e marrëdhënieve me publikun)? Gjykojeni vetë. Ja çfarë tha në të vërtetë zëvendës ndihmës sekretari Escobar. Ai diskutoi gjithashtu integrimin ekonomik rajonal (përfshirë Ballkanin e Hapur dhe Procesin e Berlinit), Kosovë-Serbi, etj,”-shkruan në postimin e saj ambasadorja Kim, ndërsa ka publikuar dhe liknun e intervistës.