Të hënën në Kosovë do të mbërrijnë Përfaqësuesi Special i BE-së në dialogun Kosovë –Serbi, Miroslav Lajçak dhe Përfaqësuesi Special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. 2 zyrtarëve të lartë ndërkombëtarë do të takojnë presidenten Osmani, kryeministrin Kurti dhe zv.kryeministrin Bislimi. Lajçak dhe Escobar do të takojnë përfaqësuesit ndërkombëtarë në Kosovë dhe do të kenë konferencë për media.

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, deklaroi se SHBA-ja do të angazhohet gjithnjë e më shumë në rajon dhe se fokusi i tyre kryesor do të jetë lufta kundër korrupsionit. Në një intervistë për të përditshmen Nova, ai theksoi se është e nevojshme të përmirësohen kushtet zgjedhore në Serbi, të përmirësohet qasja në media, por gjithashtu theksoi se në këtë duhet të marrë pjesë edhe opozita.
Escobar foli edhe për vizitën që do të bëjë së shpejti në Beograd dhe Prishtinë, së bashku me të dërguarin e BE-së, Miroslav Lajçak, ku tha se qëllimi i kësaj vizite është që të inkurajojë të dyja palët që të vazhdojnë dialogun nën kujdesin e BE-së, në mënyrë që të kapërcehen dallimet reciproke dhe të vazhdojë rrugën drejt BE-së. Ai shtoi se një arsye tjetër e vizitës së tij ishte përmirësimi i bashkëpunimit të SHBA-së me Serbinë dhe Kosovën.