Ditën e sotme, ish kryeministri, Sali Berisha do të mbajë një takim me demokratët në Shkodër në kuadër të 31 vjetorit të themelimit të PD në këtë qark.

Ndërsa shihet se po arrijnë edhe demokratët e parë të cilët do marrin pjesë në takim, mes tyre është edhe deputeti Flamur Noka i cili u shpreh se demokratët nuk ishin të përçarë dhe se shumë shpejt do të zgjidhej çështja e blindimit të selisë.

Kur do e merrni selinë e Shkodrës?

Flamur Noka: Të jeni të sigurt se demokratët janë aty ku duhet të jenë. Ata refuzojnë të jenë pjesë e një bunkeri. Çështje të tilla do zgjidhen shumë shpejt, askush nuk mund të mbajë peng shtëpinë e demokratëve me hekura dhe gaz lotsjellës. Mund të mbyllë pengun nëse do në shtëpinë e tij por jo demokratët.

Është shoqata e bravave, shulave dhe llozëve dhe më pas janë demorkatët e tjerë të cilët nuk janë të përçarë.