Mero Baze ka komentuar deklaratat e Albin Kurtit, se nuk do të lejojë serbët e Kosovës, për të votuar për një referendum që ka lidhje me ndryshimet kushtetuese në Serbi.
“Pesë shtetet më të rëndësishme të botës, përfshi një letër shqetësuese nga sekretari Blinken i kanë kërkuar Albin Kurtit të lejojnë serbët në Kosovë të votojnë në një referendum për ndryshime kushtetuese të Serbisë.
Arsyetimi i Albin Kurtit se qytetarët që banojnë në një shtet tjetër nuk mund të votojnë për një shtet tjetër ka rënë ditën që ky tipi në foto me detyrë kryeministër i Kosovës, ka shkuar e ka votuar kundër qeverisë së Shqipërisë hapur dhe me deklarata politike.
Askush nuk e ndali, askush nuk u shqetësua nga deliri i tij.
Të vetmëve që u ka bë nder janë serbët e Kosovës, pasi kanë një argument përse duhet të votojnë në referendumin e Serbisë”, shkruan Baze.