Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri zhvilloi sot një takim me grupin e punës për ndryshimet statutore të Partisë Socialiste.

Në takim, sipas Gjiknurit, u shqyrtuan edhe propozimet e diskutuara në mbledhjen e djeshme të Kryesisë. Gjiknuri tha se “kemi gati draftin final që do i paraqitet për miratim delegatëve të Kongresit”.

“Ky fillimvit do e gjejë Partinë Socialiste me statutin e ri. Familja jonë politike gjithmonë ka ditur të reflektojë eksperiencën e duhur për të përballuar me sukses sfidat që sjell koha”, tha ai.