Me intuitën e tyre janë gjithmonë një hap para dhe në gjendje të perceptojnë shumë mirë se ç’po ndodh rreth e rrotull, prandaj mos e merrni mundimin të provoni të gënjeni këto shenja të zodiakut:

Dashi-Dashi është një shenjë shumë intuitive, me vetëbesim dhe e mençur. Mund të shohë përtej aparencës së njerëzve, të lexojë energjitë e tyre dhe të shohë shpirtrat e tyre, kështu që edhe nëse nuk e njeh shumë mirë një person tjetër, ai është në gjendje të kuptojë filozofinë e tij të vepruarit dhe të parashikojë disa nga lëvizjet e tij. Të përpiqesh të mashtrosh një Dash është humbje kohe sepse është gjithmonë një hap para gjithë të tjerëve.

Binjakët-Binjakët, edhe pse kanë një personalitet më miqësor dhe pozitiv, dinë t’i lexojnë shumë mirë mjediset që i rrethojnë. Ata janë në gjendje të dallojnë kur atmosfera është e rënduar, kur ka tension mes njerëzve dhe energji negative rrotull.

Megjithatë, në vend që t’i mbajnë përshtypjet e tyre për vete, përfundojnë duke i shprehur ato në përpjekje për t’i përmirësuar gjërat. E përdorin këtë aftësi për të përmirësuar jetën e të tjerëve, por mos e ngatërroni mirësinë e tyre me naivitet, sepse nuk mund të mashtrohen.

Akrepi-Do të ishte e pamundur të mos e gjeje Akrepin në këtë listë, pasi ka një tërheqje të natyrshme ndaj çdo gjëje që krijon mister dhe habi. Akrepët jetojnë për misterin e dashurisë dhe vdesin të zbulojnë sekretet e njerëzve dhe situatave të ndryshme.

Ata janë shumë të zotët për t’i zbuluar ato sepse nuk kanë frikë të ndjekin rrugët më të vështira për të marrë njohuritë që duan. Të gënjesh një Akrep është praktikisht e pamundur sepse ata i kanë kaluar të gjitha rrugët dhe dinë gjëra që janë përtej njohurive të shumë njerëzve.

Peshqit-Peshqit janë një shenjë shpirtërore dhe e ndjeshme. Të lindurit nën këtë shenjë kanë një lidhje shumë të thellë me veten dhe botën përreth tyre. Prandaj, ashtu siç dinë të veprojnë, ata gjithashtu janë në gjendje të kuptojnë se si njerëzit e tjerë priren të sillen, edhe nëse nuk janë të afërt. Ata i perceptojnë vibrimet dhe udhëhiqen nga intuita. Kjo është arsyeja pse rrallë gabojnë në ndonjë parashikim.