Bashkia e Tiranës ka vendosur që të ndalojë qarkullimin e automjeteve të rënda brenda Unazës së Vogël nga ora 7 e mëngjesit deri në orën 20 të mbrëmjes, në të kundërt drejtuesit e këtyre automjeteve do të ndëshkohen me gjobë që shkon deri në 10 mijë lekë të rinj e deri në heqjen e patentës. Sipas njoftimit të Bashkisë së Tiranës këto masa ndërmerren për të disiplinuar trafikun. Përjashtim nga këto kufizimi i qarkullimit bëjnë mjetet e shërbimit të urgjencave, zjarrfikësit dhe mjetet ë transportit publik urban qytetës në brendësi të Unazës së Vogël të qytetit. Të gjithë drejtuesit e mjeteve të transportit do të duhet të tregohen të kujdesshëm për të mos shkelur rregullat e reja të qarkullimit në kryeqytet, nëse nuk duan të marrin një gjobë të madhe ose t’u hiqet patenta.
Me qëllim disiplinimin e trafikut në nisje të vitit 2022, sidomos në orët e para të mëngjesit, Bashkia e Tiranës ka vendosur të ndalojë qarkullimin e mjeteve të rënda në brendësi të Unazës së Vogël të qytetit nga ora 07:00 e mëngjesit deri në orën 20:00 të mbrëmjes. Sikurse mund të shihni edhe nga tabela, gjobat do të vijojnë nga 5000 lekë deri në 10 000 lekë të rinj, ndërkohë që do të ketë edhe masa plotësuese që shkojnë deri në heqje të lejes së drejtimit. Kështu, të gjithë drejtuesit e mjeteve të transportit të mallrave që nuk respektojnë ndalimin e qarkullimit të mjeteve përveç: veturave, mjeteve të shërbimit të urgjencave, zjarrfikësit dhe mjeteve të transportit publik urban qytetës në brendësi të Unazës së Vogël të qytetit, me kufizim prej orës 07:00 – 20:00 do të gjobiten me 5000 lekë deri në 10 000 lekë të rinj.
E njëjta gjobë është edhe për ata drejtues të transportit të mallrave që nuk respektojnë ndalimin e qarkullimit prej orës 07:00 – 09:00 në Unazën e Mesme të qytetit, në brendësi të saj, si dhe në akset kryesore hyrëse në të, duke përfshirë dhe rrugët “Sulejman Delvina”, “Abdyl Frashëri”, “Ismail Qemali”, “Rruga e Elbasanit” dhe Bulevardi “Bajram Curri”. Tolerim zero do të jetë edhe për ata drejtues të mjeteve me ngarkesë të përgjithshme mbi 3.5 ton, që do të vijojnë të qarkullojnë prej orës 09:00 – 20:00 në Unazën e Mesme të qytetit, në brendësi të saj, si dhe në akset kryesore hyrëse në të, duke përfshirë dhe rrugët “Sulejman Delvina”, “Abdyl Frashëri”, “Ismail Qemali”, “Rruga e Elbasanit” dhe Bulevardi “Bajram Curri”. Edhe këta drejtues rrezikojnë heqjen e patentës dhe në rastin më të mirë një gjobë nga 5000 lekë deri në 10 000 lekë të rinj.
Me gjoba do të përballen edhe ata drejtues të mjeteve me ngarkesë të përgjithshme mbi 18 ton që qarkullojnë në brendësi të Unazës së Madhe te qytetit, si dhe në akset kryesore hyrëse nga ora 06:00 deri në 20:00. Ndryshimet prekin dhe qarkullimin e mjeteve të rënda në hyrje të Tiranës. Kështu, në rrugën “29 Nëntori” (Sheshi “Shqiponja” deri tek Kthesa e Kamzës), vetëm në drejtimin hyrës në qytet do të ndalohet qarkullimi i mjeteve me ngarkesë të përgjithshme mbi 7.5 ton, me kufizim prej orës 06:00 – 20:00. Të gjithë drejtuesit që kapen duket mos respektuar rregullat e reja të qarkullimit do të gjobiten me 5000 lekë deri në 10 000 lekë të rinj dhe mund të humbasin dhe lejen e drejtimit deri në 12 muaj.
Sanksione do të ketë dhe për shkelësit e nenit 15/1 të Kodit Rrugor të cilët ndosin rrugët nëpërmjet rrotave, si dhe derdhin inertet ose beton nga mjetet teknologjike. Kur nuk përbën vepër penale drejtuesit e këtyre mjeteve do të dënohen me gjobë nga 25 000 deri në 100 000 lekë. Shkelja e mësipërme shoqërohet edhe me masa plotësuese administrative për rivendosjen e gjendjes fillestare në ngarkim të autorit të shkeljes dhe me shpenzimet e veta. Dënime do të ketë dhe për ata individë që kryejnë punime, apo hedhin deozitime në rrugë pa leje duke bllokuar qarkullimin e mjeteve të tjera. Gjoba në të tilla raste do të jetë 10000 – 40000lekë. Ndërkohë, dënime do të ketë dhe për drejtuesit që qarkullojnë në kundërvajtje, apo pozicionohen keq në rrugë. Në rrugët kryesore të kategorisë A dhe B mjetet e rënda dhe ato të ngadalta duhet të përdorin korsinë e djathtë. Shkelësit do të ndëshkohen me masë administrative me gjobë nga 2 000 – 6 000 lekë. Si pasojë e kësaj shkeljeje merret masa administrative plotësuese me pezullimin e lejedrejtimit nga 2 deri 6 muaj. Në qoftë se shkelja përsëritet, pezullimi i lejedrejtimit bëhet për 4 deri 12 muaj.
Ndalimi Penaliteti Penalitet shtesë Ndalimin e qarkullimit të mjeteve përveç: veturave, mjeteve të shërbimit të urgjencave, zjarrfikësit dhe mjeteve të transportit publik urban qytetës, në brendësi të unazës së vogël të qytetit, me kufizim prej orës 7:00 — 20:00. 5000 – 10,000 lekë / 24 orë Përveç gjobës, drejtuesit të mjetit i pezullohet leja e drejtimit për një periudhë 3-mujore dhe, gjithashtu, i hiqen pikët nga leja e drejtimit sipas parashikimeve të legjislacionit të fushës në fuqi Ndalimin e qarkullimit e të gjitha mjeteve të transportit të mallrave prej orës 07:00 — 09:00 në Unazën e Mesme të qytetit, në brendësi të saj, si dhe në akset kryesore hyrëse në të duke përfshirë dhe rrugët “Sulejman Delvina”, “Abdyl Frashëri”, “Ismail Qemali”, “Rruga e Elbasanit” dhe Bulevardit “Bajram Curri”. 5000 – 10,000 lekë / 24 orë
Përveç gjobës, drejtuesit të mjetit i pezullohet leja e drejtimit për një periudhë 3-mujore dhe, gjithashtu, i hiqen pikët nga leja e drejtimit sipas parashikimeve të legjislacionit të fushës në fuqi Ndalimin e qarkullimit të mjeteve me ngarkesë të përgjithshme mbi 3.5 ton, me kufizim prej orës 09:00 — 20:00, në Unazën e Mesme të qytetit, në brendësi të saj, si dhe në akset kryesore hyrëse në të duke përfshirë dhe rrugët “Sulejman Delvina”, “Abdyl Frashëri”, “Ismail Qemali”, “Rruga e Elbasanit” dhe Bulevardit “Bajram Curri”. 5000 – 10,000 lekë / 24 orë Përveç gjobës, drejtuesit të mjetit i pezullohet leja e drejtimit për një periudhë 3-mujore dhe, gjithashtu, i hiqen pikët nga leja e drejtimit sipas parashikimeve të legjislacionit të fushës në fuqi Ndalimin e qarkullimi i mjeteve me ngarkesë të përgjithshme mbi 18 ton, në brendësi të unazës së madhe të qytetit, si dhe në akset kryesore hyrëse, me kufizim prej orës 06:00 – 20:00. 5000 – 10,000 lekë / 24 orë
Përveç gjobës, drejtuesit të mjetit i pezullohet leja e drejtimit për një periudhë 3-mujore dhe, gjithashtu, i hiqen pikët nga leja e drejtimit sipas parashikimeve të legjislacionit të fushës në fuqi Në rrugën “29 Nëntori” (Sheshi “Shqiponja deri tek Kthesa e Kamzës), vetëm në drejtimin hyrës në qytet ndalohet qarkullimi i mjeteve me ngarkesë të përgjithshme mbi 7.5 ton, me kufizim prej orës 06:00 – 20:00. 5000 – 10,000 lekë / 24 orë Përveç gjobës, drejtuesit të mjetit i pezullohet leja e drejtimit për një periudhë 3-mujore dhe, gjithashtu, i hiqen pikët nga leja e drejtimit sipas parashikimeve të legjislacionit të fushës në fuqi
Shënim Kur kjo shkelje zgjatet mbi 24 orë, gjoba zbatohet për çdo periudhë 24 orëshe.