Nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë, deputetja socialiste Etilda Gjonaj u ndal te rendi i ditës ku analizoi miratimin e projektligjit të marrëveshjes IPA II, BE – Qeveria Shqiptare.

Duke ftuar deputetët e mazhorancës dhe opozitës që të bashkohen në këtë vendimmarrje, ajo u ndal për të përcjellë disa nga detajet e efekteve që do të shkaktojë kjo marrëveshje.

Gjatë fjalës së saj, Gjonaj vlerësoi se “Konsolidimi i demokracisë dhe qeverisjes, forcimi I shtetit të së drejtës dhe të drejtave themelore si dhe rimëkëmbja post pandemi janë tre sektorët kryesore në të cilat fokusohet kjo mbështetje.

Është për t’u përshëndetur fakti që në Instrumentin IPA II, vijon të gjejë mbështetje financiare zbatimi i reformës në drejtësi. Ashtu si BE ka dhënë mbështetjen e jashtëzakonshme për reformën në drejtësi që në krye të herës, vijon të jap mbështetjen si një ndër reformat me të rëndësishme të ndërmarra ndonjëhere.

Rezultatet e të cilës tashmë janë të njohura si rezultate të suksesshme dhe nga BE, SHBA dhe të gjithë partnerët, kjo falë edhe mbështetjejes të dhënë nëpërmjet asistencës teknike të projekteve Euralius ndër vite, por edhe mbështetje të drejtëpërdrejtë buxhetore për ngritjen e arkitekturës së re të drejtësisë”, tha Gjonaj.

Ligjvënësja shtoi se:

“Më vjen mirë të theksoj se Programi IPA II, I jep mbështetje financiare Strategjisë së re sektoriale të drejtësisë 2022 – 2025, që lidhet me eficencën e sistemit të drejtësisë së re. Strategji e cila është publikuar në qershor të vitit të kaluar, pas një pune intensive disa mujore të të gjithë aktorëve të përfshirë, misionit Euralius të Komisionit Evropian, misionit OPDAT të SHBA-ve, si dhe institucioneve dhe aktorëve të angazhuar në reformën në drejtësi për të bërë të mundur, jo vetëm efektshmërinë e sistemit të drejtësisë, forcimin e institucioneve të drejtësisë si dhe vijimin e procesit të vettingut.

Mbështetje e drejtëpërdrejtë financiare nga ky instrument i jepet procecit të vettingut nëpërmjet mbështetjes së veprimtarisë së ONM-së si një fazë e dytë duke shprehur qartësisht dhe vullnetin e vazhdimësisë së këtij procesi nga institucionet aktuale te vettingut.

Operacioni ndërkombëtar i Monitorimit si trupa e specializuar e gjyqtarëve të huaj ka dhënë një kontribut të qënësishëm në rezultatet e procesit të vettingut duke garantuar standartet e këtij procesi, sigurinë juridike dhe profesionalizmin e vendimmarrjes së këtij procesi të rëndësishëm”, tha ajo.

Fjala e plotë

Fjala Seancë Plenare

Miratimi i projektligjit të marrëveshjes IPA II, BE – Qeveria Shqiptare

E nderuar znj Kryetare,

Te nderuar kolege deputete,

Te nderuar qytetare

Sot në këtë seancë diskutojmë për ratifikimin e një prej marrëveshjeve më të rëndësishme të financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit Europian, atë të instrumentit të asistencës së paraanëtarësimit IPA II.

Bashkimi Evropian së bashku me Komisionin Evropian dhe gjithë strukturat e saj I ka dhënë Shqipërisë, mbështetjen politike në mënyrë të vazhdueshme në realizimin e një sërë reformave për forcimin e shtetit të së drejtës dhe konsolidimit të demokracisë, si parakushte të procesit të zgjerimit.

BE i ka dhënë mbështetje Shqipërisë, jo vetëm nëpërmjet asistences teknike por edhe buxhetore në sektorët më të rëndësishëm edhe në reformat më të rëndësishme prioritare.

Mbështetja financiare e BE-së për Shqipërinë, prej 105.42 milion euro, që parashikohet në këtë marrëveshje, është një mbështetje e konsiderueshme në tre sektorë të rëndësishëm të cilët, vijojnë të jenë prioritet për Shqipërinë, por edhe për pritshmëritë e BE-së dhe partnerëve tanë ndërkombëtarë.

Konsolidimi i demokracisë dhe qeverisjes, forcimi I shtetit të së drejtës dhe të drejtave themelore si dhe rimëkëmbja post pandemi janë tre sektorët kryesore në të cilat fokusohet kjo mbështetje.

Është për t’u përshëndetur fakti që në Instrumentin IPA II, vijon të gjejë mbështetje financiare zbatimi i reformës në drejtësi. Ashtu si BE ka dhënë mbështetjen e jashtëzakonshme për reformën në drejtësi që në krye të herës, vijon të jap mbështetjen si një ndër reformat me të rëndësishme të ndërmarra ndonjëhere.

Rezultatet e të cilës tashmë janë të njohura si rezultate të suksesshme dhe nga BE, SHBA dhe të gjithë partnerët, kjo falë edhe mbështetjejes të dhënë nëpërmjet asistencës teknike të projekteve Euralius ndër vite, por edhe mbështetje të drejtëpërdrejtë buxhetore për ngritjen e arkitekturës së re të drejtësisë.

Më vjen mirë të theksoj se Programi IPA II, I jep mbështetje financiare Strategjisë së re sektoriale të drejtësisë 2022 – 2025, që lidhet me eficencën e sistemit të drejtësisë së re. Strategji e cila është publikuar në qershor të vitit të kaluar,

pas një pune intensive disa mujore të të gjithë aktorëve të përfshirë, misionit Euralius të Komisionit Evropian, misionit OPDAT të SHBA-ve, si dhe institucioneve dhe aktorëve të angazhuar në reformën në drejtësi për të bërë të mundur, jo vetëm efektshmërinë e sistemit të drejtësisë, forcimin e institucioneve të drejtësisë si dhe vijimin e procesit të vettingut.

Mbështetje e drejtëpërdrejtë financiare nga ky instrument i jepet procecit të vettingut nëpërmjet mbështetjes së veprimtarisë së ONM-së si një fazë e dytë duke shprehur qartësisht dhe vullnetin e vazhdimësisë së këtij procesi nga institucionet aktuale te vettingut.

Operacioni ndërkombëtar I Monitorimit si trupa e specializuar e gjyqtarëve të huaj ka dhënë një kontribut të qënësishëm në rezultatet e procesit të vettingut duke garantuar standartet e këtij procesi, sigurinë juridike dhe profesionalizmin e vendimmarrjes së këtij procesi të rëndësishëm.

Për përfundimin tërësisht të procesit të vettingut, ONM do të mbështetet nga instrumenti IPA II në vlerën prej 8.7 milion euro, e cila do të japë edhe mundësinë e përfundimit tërësisht të procesit të vettingut.

IPA II, ofron mbështetje edhe për ngritjen e kapaciteteve të Institucioneve të drejtësisë dhe ofrimit të asistencës teknike, SPAK, BKH dhe Prokurorisë së Përgjithshme duke synuar rritjen e performancës së institucioneve në garantimin e sigurisë për qytetarët dhe goditjen e pandëshkueshmëri.

Një ndër shtyllat që gjen mbështetjen më të madhe financiare në këtë marrëveshje është Mirëqeverisja dhe konsolidimi i demokracisë, e cila synon të kontribuojë përmirësimin e administratës publike që të bëhet më efikase, llogaridhënëse, transparente, përfshirëse dhe efektive në nivel qendror dhe vendor. Ashtu si dhe më herët, Lufta ndaj korrupsionit dhe rritja e transparencës është mbështetur nga BE, edhe në këtë program gjen mbështetje financiare në aspektin strategjik dhe politik si dhe ngritjes së kapaciteteve njerëzore.

Mbështetja e BE-së nëpërmjet instrumentit IPA do të përfshijë gjithashtu edhe procesin e integrimit duke mbështetur pjesëmarrjen e institucioneve shqiptare në Programet dhe Agjencitë e BE-së.

Në këtë mënyrë do të promovohet përafrimi i mëtejshëm i Shqipërisë me politikat dhe metodat e punës së Bashkimit Europian dhe do të rrisë pjesëmarrjen aktive dhe angazhimin e Shqipërisë në Programet e BE-së, me qëllim arritjen e objektivave të MSA-së dhe rrugëtimit të integrimit evropian.

E drejta e pronës, do të jetë një fushë që do të mbështetet nga IPA II, duke mbështetur reformën në sektorin e tokës, si një ndër prioritetet kryesore edhe të Qeverisë shqiptare.

E drejta e pronës përfaqëson një element të rëndësishëm në marrëdhenien e Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë, si pjesë e të drejtave themelore të njerut.

Ashtu si vite më parë BE ka rekomanduar masa për konsolidimin e të drejtës së pronës, kjo gjen mbështetje edhe në programin IPA II.

Tashmë me reformën e ndërmarrë të pronës, dy vite më parë, duke e transformuar shërbimin për tokën në një agjensi të vetme, atë të kadastres do të duhet të marrë njëherë mirë fund problematika e rregjistrimit të pronave.

Objektivi kryesor i kësaj mbështetje është krijimi i rregjistrit publik të centralizuar për të dhënat e pronave si pjesë e një sistemi menaxhimi të integruar të tokave për ti dhënë fund abuzimeve me titujt e pronësisë.

Një ndër shtyllat kryesore të mbështetura nga IPA II, është Rimëkëmbja Ekonomike e cila ka si qëllim të zbutë ndikimin e krizës së COVID-19 në Shqipëri, duke reduktuar efektet makroekonomike si dhe për të garantuar që bizneset vulnerabël dhe të papunët të kenë akses në ndihmë ekonomike.

Një mbështetje e cila është dhënë nga BE për Shqipërinë jo vetëm në rimëkëmbjen ekonomike por edhe për garantimin e vaksinave në një periudhë shumë të vështirë të cilën po e kalonin të gjitha vendet.

Kjo marrëvveshje ka një rëndësi të vecantë për buxhetin e mbështetjes por edhe sektorët strategjik që mbështeten, ku më shumë se gjysma e buxhetit të programit IPA II mbështet fushat e demokracisë dhe qeverisjes dhe shtetin e së drejtës.

Për këtë arsye, lind nevoja për forcimin e strukturave zbatuese për të arritur realizimin e objektivave dhe pritshmërive të parashikuaranme qëllim përfitimin e të gjitha fondeve të parashikuara në këtë marrëveshje e kryesisht kjo për fondet variable, të cilat zënë më shumë se 70% të buxhetit.

Prioriteti i kësaj shumice parlamentare, i qeverisë shqiptare është integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian, dhe si deputete dhe anëtare e Komisionit të Integrimit Evropian, ku agjenda evropiane e Shqipërisë qëndron mbi të gjitha, do të ftoja të gjithë kolegët edhe ata të opozitës për ta votuar këtë marrëveshje të rëndësishme që mbështet progresin e Shqipërisë!

Faleminderit!