Mbi 200 mijë mjete janë paraqitur për të kryer kontrollin teknik në 7-mujorin e fundit, nga rinisja e shërbimit nën administrimin e DPSHTRR-së.

Drejtori i përgjithshëm i Shërbimit të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhja bëri të ditur se “në periudhën qershor-dhjetor 2021 janë paraqitur për testim mbi kontrollin teknik 213,063 mjete”.

“Nga këto 69.9 % janë automjete (4+1/8+1); 19.6 % kamionë, 5.3 % motomjete, 2.5 % autobusë, 2.2 % rimorkio, 0.5 % mjete ndërtim/punë toke. 60,120 mjete ose 28.2 % e totalit të mjeteve janë ngelur/ refuzuar, duke u dërguar për riparime, shërbime, montim pjesë, etj.”, tha Gonxhja.

Ai u shpreh se kjo do të shërbejë për rrugë e qytete më të pastra dhe më të sigurta, sepse mjetet e rrezikshme për jetën e drejtuesve të mjeteve, por edhe të pasagjerëve e përdoruesve të tjerë të rrugës nuk e kalojnë dot më testin e Kontrollit Teknik.

“Ngelësa në kolaudim! Jo më rrezik e ndotje në qarkullim”, tha ai.