Nga Kimete Berisha/

Edi Rama, Rifat Latifi, Ju dhe Ne!

1. Edi Rama bëhet stupid ad hoc:
– Puna e parë me sabah, Edi Rama i fton shqiptarët e ndarë politikisht, të bashkohen rrethi kanabisit, duke i pyetur: A jeni ju për legaizim të drogës?

– Populli më i kënaqur, më euforik dhe më abdall në botë, eksik e ka veç drogën, për ta pushtuar shqiptarinë, si zombit…
në një vend ku nuk funksionon qs Ligji kundër duhanit, përfytyroje ti çfarë ndodh pasi që kanabisi të shtrohet në sofër, me tepsi.
– Kanabisi e shton apetitin – nuk është hiç për shqiptarët, të cilëve është mirë që edhe buka t’u shitet me rriska të kufizuara, për të mirën e tyre!
– Kanabisi shkakton halucinacione – që do të thotë se nuk është rendi që shqiptari me kriju edhe një realitet tjetër shtesë….
se më shumë ka krijuar shqiptari realitetete të rreme se sa që ka yje në gjithësi.
– Veç të vërtetën nuk e pranon asnjëri, sepse e vërteta gjithmonë shkakton ankth dhe depresion.
Nuk ka realitet të bukur. Edhe nëse ka, zgjat aq shkurt ai realitet sa nuk të regjistrohet në mbamendje.
– Kanabisi e shkakton deziorientimin –
shqiptarët edhe ashtu janë të humbur, pa punë, pa pare dhe pa hobi, veç konsumojnë-nuk prodhojnë, nuk kanë kah t’ia mbajnë, bredhin kot….
veç edhe droga po ju mungon mos me ditë m’u kthy në shtëpi.
– …dhe të vjellurat që i shkakton kamabisi. Veç edhe me na vjell dikush n’prehër n’autobus, edhe kompletohemj si shoqëri.
– Ky popull është i droguar me kotësi, me intriga, me rrena, me dembeli, dhe me çaj të zi.
Është drogë në vete shqiptari.
– Kur flitet për mentalitetin shqiptar nuk bëhet krahasimi me asnjë popull tjetër, sepse ne jemi të dalldisur dhe të nxehtë, nuk kalkulojmë dhe nuk jemi indiferentë.
Ne jemi vetvetiu, në mënyrë natyrore në gjendjen ‘high’.
– Ne kemi nevojë të kthjellemi nga droga natyrore që e kemi në gjak, e jo plus të drogohemi për t’i pushuar dhimbjet e mendjes dhe të shpirtit që nuk ndodhin.
– Edi Rama i ka ulur në sofër shqiptarët e varfër e të vuajtur që ende pa e pirë supën e mëngjesit me ujë dhe dy fije fide, po ua qan hallet e drogës.
Arsitokracia shpirtërore e sokaqeve të Shqipërisë.
Në vend se t’i josh shqiptarët të mbjellin grurëbe jo ta blejnë miellin e Serbisë.
– Kur njeriu i mençur bëhet budalla, ua kalon krejt budallenjëve.
Mirë që Edi Rama bëhet budalla ad hoc.
2. Rifat Latifi vuan nga pseudo – debility, që (sipas studimeve), është a kind of clever stupidity;
Rifat Latifi nuk po di se çka me bë, a m’i mbyll shkollat a mos m’i mbysh.
Dilemë e madhe.
Nuk jam i sigurt çka me bá’- tha!
– Më shpejt ka vendosur të mbath kaubojkat me pantolla zherse, e m’u bë karikaturë, se sa që vendos t’i mbyll ato klasë të frohta e t’i shpëtojë nxënësit nga rreziku i paparashikuar.
– Rifat Latifi s’di qysh ka gjetur punë në Amerikë, sepse dija e tij s’ka lidhje me përvojën e tij, prandaj duket i marrë.
– Rifat Latifi as nuk e ka kuptuar se veç një mënyrë ekziston për t’u bërë i ditur: të bëhesh autodidakt.
Dhe kureshtja.
Tek pasi diplomon, fillon të mësosh.
(E kur po fol Arbërie Nagavci për nxënien e dijes…o tempora, o mores, po poshtë e ka pru katundin qytetarja e Gjakovës)!
3. Më mirë i marrë dhe i lumtur sesa i mençur dhe i dëshpëruar.
….Të gjithë ne së bashku insistojmë në marrëzi.
Sepse, është lehtë të jesh i marrë…nuk ke nevojë të angazhohesh,
anipse serbët thonë se ‘nuk është lehtë të jesh budalla’!P.S. Një ‘studim’ së fundi i ka shpallur shqiptarët dhe serbët më ‘budallenjtë’ në botë.
Për gjendjen mendore të shqiptarëve më së shumti flasin tekstet e këngëve dhe tregimet e mjera të dashurisë, të stisura e të blera me paret e drogës në TV-të e Shqipërisë.
Por gjithmonë ka sevdalinjë më të mëdhenj se ne.
Për shembull, Muharem Sebezovski na e ka ftohur të gjithëve me rastin kur atëbotë e luste Osman agën që t’ia jepte çikën për grua, me këto fjalë:
‘Osman aga, e ke vajzën e bukur

Ma jep mua, ma jep mua,

Për një kazan me raki’.