Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka reaguar sërish ndaj Qeverisë Kurti për masat anti-COVID, që sipas tij janë të pakuptimta.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj i ka kujtuar kryeministrit Kurti deklaratën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, e cila vlerëson se ndalimi i udhëtimit nuk e parandalon përhapjen e virusit.
“Organizata Botërore e Shëndetësisë del me vlerësimin se ndalimi i udhëtimeve nuk e parandalon përhapjen e virusit e Qeveria jonë i bllokon shqiptarët me hy në Kosovë, e ata që janë brenda i mbyll me orë policore në shtëpi! Zbrit në tokë o Kryeministër!”, ka shkruar Haradinaj.