Menjëherë pas lajmit për hetimin ndërkombëtar të Armand Dukës FSHF ka ndjerë presion dhe ka vendosur që zgjedhjet për shoqatën rajonale të Tiranës të zhvillohen pasdite.

Fillimisht ishte vendosur që zgjedhjet në Tiranë të mbahen në orën 11:00 në zyrat e reja të FSHF-së, por tani janë shtyrë rreth orës 15:00. Këto zgjedhje për shoqatën rajonale të Tiranës kanë një rëndësi të madhe për federatën sepse dërgon 8 delegatë në zgjedhjet për president të FSHF-së që do mbahen më 2 mars.

Në total zgjedhjet për president kanë 55 anëtarë ose delegatë, ndërsa deri më tani janë zhvilluar zgjedhjet në Elbasan dhe Durrës ku kanë fituar kryetarët e mbështetur nga Duka dhe Federata. Edhe pse nuk mund të thuhet hapur zgjedhjet e 2 marsit Duka do t’i nisë me 5 vota të garantuara.