Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Dua Lipa, ka publikuar ditën e sotme në “Instastory” një video shumë të këndshme, që sigurisht na bëri të gjithë të ndihemi krenarë për gjuhën tonë.
Teksa duket se është duke udhëtuar, artistja me famë botërore ka zbuluar se ka nisur t’i mësojë shoqeve të saj të huaja disa fjalë nga gjuha shqipe.
Dua në “Instastory” ka publikuar një video me shoqen e saj, e cila përsërit fjalët shqip të Dua Lipës “Hajde zemër”. Në sfond të videos dëgjohet zëri i këngëtares e cila i ripërsërit fjalët që shoqja t’i shqiptojë në mënyrën e duhur.
Ndërkohë kujtojmë se kjo nuk është hera parë që Dua mundohet të përhapë sa më shumë bukurinë e shqipes, pasi, e ftuar në programin televiziv britanik “Sunday Brunch”, ajo ka tentuar t’u mësojë shqip prezantuesve Tim Lovejoy dhe Simon Rimmer.