Ilaçi i ri i Pfzier, Paxlovid, për Covid-in tregoi efektivitet kundër variantit Omicron në testet laboratorike.

Kompania zbuloi të martën të dhëna që tregojnë se pilula e autorizuar nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) për të luftuar Covid, Paxlovid, ishte e suksesshme në tre teste laboratorike.

Nirmatrelvir, përbërësi aktiv i ilaçit, tregoi se efektiviteti po neutralizon virusin në provat e bëra.

Varianti Omicron ka shfaqur aftësinë për të anashkaluar vaksinat dhe trajtimet Covid që kur u shfaq për herë të parë vitin e kaluar.
Kompanitë farmaceutike kanë punuar për të modifikuar vaksinat dhe trajtimet që të jenë efektive kundër llojit të ri tw covid.

“Ne kemi krijuar posaçërisht PAXLOVID për të ruajtur efektivitetin e tij në të gjithë koronaviruset, si dhe variantet aktuale,” tha Dr Michael Dolsten, nga Pfizer në një deklaratë.

Ai shtoi se pilula antivirale tregoi aftësinë për të ulur rrezikun e shtrimit në spital ose vdekjes nga virusi me 90 përqind nëse merret herët.