Së bashku me presidentin e Tuqisë, Rexhep Tajip Erdogan, Kryeministri Edi Rama inaguruan xhaminë e Etem Beut, e restauruar nga TIKA, Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim.

Gjtë fjalës së tij Rama shprehu falenderimet për Erdogan, për mbështetjen e tij dhe miqësinë e fituar.

Rama tha se së shpejti falë punës që po bëhet do të fillojë edhe puna për rilindjen e xhamisë së Plumbit në Shkodër.

“Është kënaqësi dhe një nder i veçantë që unë të jem këtu së bashku me një mik të madh te shqiptarëve, Presidentin Erdogan. Ndjesë për vonësen si shkak i një axhende të zënë të presidentit dhe pritja juaj këtu është një dëshmi prekëse e një dashurie vëllazërore për të. Ju e dini historinë tragjike të fesë në Shqipërisë dhe historinë që kaluan sendet e fesë, barbarinë në kohën e komunizmit. Në Shqipëri pas rrëzimit të diktaturës plagët dhe hallet ishin të panumërta dhe restaurimi i objekteve të fesë mbeti pas dore. Besoj se këto objekte, xhamitë, kishat , teqetë i përkasin shpirtit tonë, kujtesës tonë dhe duhen me patjetër pasur kujdes e rilindur. Në përpjekjen tonë për ta rilindur gjithë këtë kemi gjetur tek Ergogan një mbështetje të madhe. Falë kujdesit të tij dhe angazhimit të TIKA, sot kemi disa nga xhevahiret e fesë si kjo xhami si një nga pasqyrat ku shikohet lidhja jonë me popullin turk. Po e mbyll fjalën time se së shpejti falë punës që po bëhet do të fillojë edhe puna për rilindjen e xhamisë së Plumbit në Shkodër, një nga perlat tona kulturore. “