Tiranë, 13 Janar – Prof. Gjeorgjina Kule, Shefja e Pediatrisë Infektive në QSUT e pyetur në mbledhjen e Komitetit Teknik të Ekspertëve për situatën e shtrimeve të fëmijëve të prekur nga covid19 tha se pavarësisht rritjes së infektimeve tek fëmijët, numri i hospitalizimeve në këtë grupmoshë mbetet i ulët.
“Megjithëse momentalisht që nga fillimi i historisë së pandemisë ndoshta kemi numrin më të madh të fëmijëve që rezultojnë pozitivë për infeksionin Sars Cov2, reflektimi i kësaj situate në kushtet e hospitalizimit është i pakët. Numri i fëmijëve të hospitalizuar është pak a shumë i njejtë. Gjithnjë mbetet 10-12. Aktualisht kemi 10 fëmijë të hospitalizuar me komplikacione të pakta dhe fatmirësisht nuk kemi asnjë rast fataliteti”, tha Kule.