13 Janar- Në mbledhjen e radhës të Komitetit Teknik të Ekspertëve është bërë me dije se ka një rritje të incidencës javore dhe dy javore të rasteve pozitive. Drejtoresha e Insitutiti të Shëndetit Publik Dr. Eugena Tomini, ka deklaruar se këto ditë kanë shënuar pikun e pandemisë në vend, për shkak të qarkullimit të variantit Delta dhe Omicron dhe grumbullimeve të festave të fundvitit, por situata në spitale vijon të mbetet e paqëndrueshme.

“Sa i përket situatës epidemiologjike në vend tashmë ka reflektuar një insidencë javore e cila është tepër e rritur duke reflektuar një % të pozitivitetit të mostrave në 24 orë. E ndjekur sigurisht edhe nga një incidencë e lartë e hasjes së rasteve pozitive në dy javët e fundit. Kjo rritje i atribuohet qarkullimit të dy varianteve, variantit Delta dhe variantit Omicron, por njëkohësisht i atribuohet edhe mosrrespektimit të grumbullimeve në festat e fundvitit dhe përkatësisht reflektim në pozitivitet në këto javë në të cilat survejanca epidemiologjike, survejanca e integruar laboratorike ka reflektuar një rritje të rasteve pozitive. Dua të them se aktualisht në vend qarkullon ehde virusi I gripit dhe qarkullimi I gripit variantet e omicron dhe delta po bëjnë një qarkullim dhe transmetueshmëri në nivele të larta. Incidenca javore dhe dy javore janë përfhsirë në shumfishimtë hasjes së tyre, por ndërkohë e pareflektuar me një trend të rasteve të hospitalizuara ku kemi një qëndrueshëmri. Kjo incidencë e lartë ka reflektuar edhe pikun më të lartë të dy viteve, këto ditë kanë reflektuar pikun më të lartë të pandemisë të hasur në vend”, tha Tomini.