Kryeministri Edi Rama ka ndarë një tjetër çështje në pyetësorin “Këshillimi Kombëtar’.

Nëpërmjet një statusi në ‘Facebook’ Rama shprehet se kushdo që do të marrë pjesë në këtë proces , i ofrohet mundësia që të japë opinionet e tij.

‘Kushdo dëshiron të marrë pjesë në këtë proces popullor, i cili zhvillohet për herë të parë dhe është i hapur për çdo shqiptar e shqiptare, kudoqoftë jeton e banon, pavarësisht bindjeve e simpative politike, mund të japë opinionet e tij apo saj, duke klikuar në linkun si më tej vijon,’ shkruan Rama ndërsa publikon edhe linkun e pyetësorit.