Inspektorati Ndërtimor dhe Policia Bashkiake ndodhen për kontroll në zyrat e Federatës Shqiptare të Futbollit.

Mësohet se kontrollet po bëhen për ndërtimin e godinës së FSHF-së

Së fundmi ka një konflikt mes Bashkisë Tiranë dhe kreut të FSHF-së Armand Duka i cili kërkon mandatin e gjashtë në krye të shtëpisë së futbollit shqiptar.

Për të arritur këtë qëllim Armand Duka ka kryer manipulime dhe falsifikime flagrante në zgjedhjet për Shoqatat Rajonale.

Ndërkohë, kryenashkiaku Erion Veliaj e ka cilësuar këtë betejë si sfidën e jetës së tij për ta çliruar futbollin nga një person të cilin e ai e quan Llum dhe ka 20 vite që mbretëron pa gare.