Investimet që ka ndërmarrë qeveria, kanë bërë të mundur transformimin epokal të Shërbimeve të Transportit Rrugor. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, bën të ditur se, automotorizimi shqiptar sot njeh momentin më të mirë historik sa i takon investimeve infrastrukturore, standardeve të shërbimit për qytetarët e subjektet, kushteve të punës për punonjësit e sigurinë për arkivat, proceset e sistemet.
DPSHTRR-së, publikoi fotot nga rajonalja e re e Beratit, kompleks tërësisht i ri me vetëfinancim nga DPSHTRR ku drejtuesit e mjeteve rrugore të 5 bashkive të këtij qarku do të shërbehen duke nisur nga Janari 2022. Në godinën e re të Drejtorisë së Shërbimit të Transportit Rrugor në Berat do të marrin shërbime cilësore rreth 38 mijë drejtues mjetesh.
Godina e re e DRSHTRR Berat ka salla të reja për lejedrejtimet dhe regjistrimin e mjeteve. Po ashtu, investimi përfshiu ndërtimin e kapanoneve për kryerjen e identifikimit teknik dhe fizik të mjeteve si dhe zyra shërbimi.