Probleme në horizont për Mason Greenwood. Sulmuesi i Manchester United, akuzohet nga ish e dashura e tij, Harriet Robson për abuzim seksual dhe keqtrajtim.
Robson shpërndau në rrjetet sociale një video ku shfaqet me buzë të gjakosura dhe të mavijosura si dhe shenja në të gjithë trupin.Për këdo që dëshiron të dijë se çfarë më bën në të vërtetë Mason Greenwood, shkruante në videon e saj vajza.
Policia nisi hetimet ndaj futbollistit, ndërsa Djajtë e Kuq preferuan të mos komentojnë historinë: Presim rezultatin e hetimit. Klubi nuk pranon asnjë lloj dhune.