Parlamenti italian sapo ka zgjedhur: Sergio Mattarella konfirmohet si President i Republikës për një mandat të dytë 7-vjeçar. Pas një jave sherre mes palëve dhe paqartësish, ka tym të bardhë nga të zgjedhurit italianë. 80-vjeçari është zgjedhur në raundin e 8 të votimeve.

Krerët e grupeve të forcave politike u takuan me kreun e shtetit në largim në Quirinale për të kërkuar disponueshmërinë e tij për rizgjedhje. Mattarella nuk dëshironte të rizgjidhej por iu kërkua për shkak të situatës të rëndë politike të krijua.