Juventus, përmes profilit të tij zyrtar, konfirmoi pozitivitetin e Giorgio Chiellinit ndaj Covid-19. Ky është njoftimi zyrtar i klubit të Juventusit:

“Klubi i Futbollit Juventus njofton se gjatë procedurave të tamponeve të ditës së sotme të cilave iu nënshtrua stafi teknik për rifillimin e aktivitetit garues, doli pozitiv me Covid-19 futbollisti Giorgio Chiellini.

Lojtari tashmë po respekton rregullat e parashikuara dhe është vendosur në izolim, në përputhje me protokollin shëndetësor në fuqi”.

Mbrojtesi sot ishte kthyer ne stervitje gjithashtu teksa dy ditet e fundit kishte qendruar per mase parandaluese ne shtepi per te percaktuar nese ishte thjesht grip stinor apo dicka me shume.

Rezultatet e sotme e nxorren pozitiv me Covid-19. Nje humbje jo e vogel per Allegrin ne prag te sfides ndaj Napolit.