Përditësime vijnë nga Franca në lidhje me të ardhmen e Arkadiusz Milik, sulmuesit polak të Olympique Marseille. Sipas “L’Equipe”, lojtari në fjalë, pas mbërritjes së Bakambut nuk është më i bindur për të qëndruar në “Velodrome” dhe ka tërhequr interesin e vërtetë të 3 klubeve. Mes tyre është edhe Juventusi.
Bardhezinjtë kanë kontaktuar me presidentin e klubit francez Pablo Longoria, duke kërkuar lojtarin në formë huazimi. OM, që në parim nuk është kundër lamtumirës së polakut, megjithatë e ka mbyllur këtë mundësi, duke preferuar vetëm shitjen përfundimtare. Përveç Juventusit, në orët e fundit pistën e Milik e kanë hetuar edhe Sevilla me Mallorca.