Monika Lubonja është një nga personazhet më të dashur për publikun shqiptar për atmosferën që ka krijuar brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”.
Ajo është përfolur shumë lidhur me jetën e saj private si dhe për divorcin me ish-bashkëshortin.

Së fundmi, gjatë një bisede me Egzonën, ajo ka rrëfyer se si e ka përjetuar periudhën pas divorcit.
“Kam kaluar shumë,momenti pas divocrit ka qenë një ferr i vërtetë,as e mendoja kurrë që gjërat do të shkonin ashtu”,- ka zbuluar aktorja.
Rikujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Monika flet për jetën e saj private. Gjatë një bisede me Kledi Hysën, të cilit i tha se pavarësisht se kanë kaluar shumë vite nga divorci, nuk do ta refuzonte një mundësi tjetër për të krijuar një marrëdhënie me dikë. Ajo shtoi se ato që ka kaluar në jetë, e kanë ndihmuar të bëhet shumë më e kujdesshme me zgjedhjet e saj.
“Jam single, e qetë, ideja vetëm për punë. E kam bërë dikur një zgjedhje dhe s’kam për të bërë më zgjedhje. S’më ka ardhur një shans tjetër, se po të më kishte ardhur… Nuk ka ardhur ndonjë rast i mirë që unë ta finalizoj. Se duke pasur një herë një dramë në jetën tënde, je më e përgjegjshme për zgjedhjen e dytë. Edhe për veten time, sepse mamin do ta qetësoja shumë se babi iku me mendimin ‘ku do të të lë moj vajzë, iku me kokën mbrapa’. Mami vazhdon, se nëna kërkon ta sistemojë vajzën, megjithëse unë jam madhore tani, por ngelet nënë dhe unë ngelem vajza e saj. Por si duket nuk ka ardhur ai momenti. Doja të bëja tre fëmijë, kisha shumë dëshirë që Tean të mos e lija vetëm”, ka rrëfyer ajo.