Deputeti i PS në Fier, Petro Koçi ka dhënë një lajm për Kadastrën në Fier. Me anë të një reagimi në Facebook, Koçi shkruan se do hapet konkurrimi per drejtor te ri te kadastres ne Fier dhe thekson se do kete nje inspektim te thelle te veprimtarise ne kete institucion.
Me herët deputeti Koçi po në rrjetin social Facebook, kishte reaguar ashpër ndaj drejtuesve të Kadastrës në Fier, duke shkruar se: ”Kadastra e Fierit po kthehet nga muze i korrupsionit dhe pisllekut edhe ne nje atraksion per shushunja gjakthithese te reja e te vjetra. Nje konjukture ndervepruese, armike me moralin e qeverisjes se PS dhe te fitores se 25 Prillit. Jazek!”
Në reagimin e fundit, Koçi teksa jep lajmin se do hapet konkurimi për këtë pozicion, thekson se ”Kerkohet bashkepunimi i cdo punonjesi te ndershem brenda personelit aktual dhe shpirt te paster sipermarres nga profesioniste te fushes qe mund te perballojne pergjegjesine e madhe per te drejtuar me ndershmeri ne te ardhmen Kadastren”.
Reagimi i plotë:
Me vjen mire te informohem se do hapet konkurrimi per drejtor te ri te kadastres ne Fier dhe do kete nje inspektim te thelle te veprimtarise ne kete institucion.
Kerkohet bashkepunimi i cdo punonjesi te ndershem brenda personelit aktual dhe shpirt te paster sipermarres nga profesioniste te fushes qe mund te perballojne pergjegjesine e madhe per te drejtuar me ndershmeri ne te ardhmen Kadastren.