Kalimi i Covid në gjendje të rëndë, përveç mushkërisë ka ndikim edhe në zemër. Mjeku kardiokirurg Altin Veshti thotë se këta pacientë kanë rrezik edhe për ndërhyrjet në zemër:
“Ndikim i drejtpërdrejtë i koronavirusit tek ne janë ata pacientë, të cilët e kanë kaluar Covid-19 dhe kanë lënë sekuela pulmonare, pra të mushkrive.
Këta pacientë duke patur një dëm në mushkri kanë një rrezik më të shtuar për të bërë një ndërhyrje kirurgjikale tek ne, sepse mushkëritë janë të lidhura drejtpërdrejtë me zemrën dhe kjo ka shtuar le të themi në numër më të madh të pacientëve që po trajtohen post Covid-19 dhe ditët e qëndrimit në reanimacion për pjesën e mushkërive”.
Në disa raste kalimi Covid-19 ka shfaqur edhe miokarditin tek pacientët:
“Kemi pasur raste shumë të radha që nuk i kemi trajtuar në kardikirurgji, por janë trajtuar në kardiologji, miokarditet po shumë të rralla.
Ajo që ne na lidh drejtpërdrejtë me koronavirus, vetëm ata pacientë, të cilët e kanë kaluar në gjendje të rëndë dhe u ka lënë atë që quhet fibrozë pulmonare, këta janë më të rrezikuar se të gjithë pacientët që kanë kaluar Covid, por nuk i kanë lënë asgjë në jetë normale”.
Sipas mjekut Altin Veshti, edhe pse në situatë pandemie, në kardiokirurgji janë kryer ndërhyrje dhe tek pacientë pozitiv me Covid:
“Sigurisht që ne kemi patur raste me koronavirus, kemi operuar raste duke e ditur që më përpara që kanë qenë pozitiv me koronavirus.
Kemi operuar raste të tjera që kanë dal negativ në ditën e shtrimit, por mund të jenë infektuar në një moment të veçantë gjatë shtrimit, dhe këta kanë dalë shumë mirë”.
Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, nga 97 % të vdekjeve në Shqipëri, sëmundjet e “Aparati i qarkullimit të gjakut” zënë 52,2 % të tyre.