Presidenti i Real Madrid, Florentino Pérez, ka folur të mërkurën rreth mundësisë që Los Blancos të tentojnë transferimin e talentit të ri të Barcelonës, Lamine Yamal.
Yamal, 18 vjeç, sapo ka përfunduar një sezon të shkëlqyer individual, duke regjistruar 45 paraqitje me fanellën e Blaugranës në të gjitha kompeticionet. Nga krahu i djathtë, ai ka kontribuar direkt në 42 gola, duke tërhequr vëmendjen me prekje, driblime, kreativitet dhe magji individuale.
Florentino Pérez, gjatë një interviste për El Chiringuito TV, u pyet për talentin e të riut dhe përgjigj me sinqeritet: “Nëse më pëlqen Lamine Yamal? Sigurisht që më pëlqen! Nënshkrimi i tij? (Qesh). Marrëdhënia me Barcelonën është krejtësisht e prishur…”.
Deklarata e presidentit të Real Madrid ka ndezur spekulimet për një interes të mundshëm transferimi, por gjithashtu tregon tensionin e vazhdueshëm mes dy klubeve më të mëdha të Spanjës.










