Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar një funksionim të ri të fondit të ekselencës së dedikuar për të rinjtë shqiptarë që studiojnë në universitetet më të mira jashtë vendit. Rama tha se do të ketë pezullim të këtij fondi për ata studentë që nuk kthehen më në vendin e tyre, pavarësisht se kanë një kontratë me shtetin shqiptar.
Kreu i qeverisë deklaroi gjatë fjalës së tij se të rinjtë që kanë marrë diploma në universitetet më të njohura të botës duhet të kenë turp për faktin që kanë marrë një angazhim në vendin e tyre kanë marrë para nga vendi i tyre e kanë marrë përsipër detyrimin të kthehen por kjo nuk ka ndodhur.
Rama deklaroi se po pregatisim spostimin e një fondi të konsiderueshëm të ekselencës nga pagesat për ata që ikin jashtë e nuk kthehen më në Shqipëri pavarisht kontratës me shtetin shqiptar.
“E po strukturojmë një politikë të re që do mbështesë këtu studentët me xixa dhe pedagogët e rinj për të gjithë ciklin, për studimet, për masterat, doktoraturat e kështu me radhë me kushtin që të qëndrojnë në Shqipëri të paktën një periudhë kohe e të kthejnë detyrimin.
Se fondi i ekselencës që deri më sot ka mundësuar diplomimin në universitetet më të mira të botës është shumë i konsiderueshëm e është krijuar me dëshirën e mirë dhe vizionin që këta të rinj të ktheheshin e të kontribuonin në vend.
Të rinjtë që kanë marrë diploma në universitetet më të njohura të botës duhet të kenë turp për faktin që kanë marrë një angazhim në vendin e tyre kanë marrë para nga vendi i tyre e kanë marrë përsipër detyrimin të kthehen për një periudhë të caktuar e ta sjellin këtu një pjesë të asaj dije që kanë marë në funksion të kësaj shoqërie e ndërkohë kjo nuk ka ndodhur.
Atëherë ne nuk do vazhdojmë më të financojmë, ata që ikin, për të mos u kthyer pavarësisht se firmosin me shtetin shqiptar, por do ndryshoë kahjen e këtij fondi.
Ne kemi pedagoge shume te mire, por ngaqe janë bërë të gjithë si këmbët e dhisë, s’merr vesh i pari të dytët edhe mbi këta njerëz që janë kaq të cmuar për vendin bie një hije dyshimi dhe refuzimi për autoritetin e tyre.
Ky është procesi që po ndërtojmë hap pas hapi e të jeni të bindur që do jemi në krah të universiteteve“, tha Rama.