
Paulo Dybala ka luajtur mirë kundër Udinese-s, përtej golit të avantazhit 1-0.
Megjithatë, pas ndeshjes ka folur për të ardhmen e tij tek Juventus, pas festimit me shikimin e hedhur nga tribuna dhe rinovimit që po vonon. Argjentinasi i ka shtuar dyshime në lidhje me të ardhmen e tij. Në fillim ka bërë shaka për shikimin drejt tribunës pas golit të shënuar:
Kisha ftuar një mik dhe nuk po e gjeja, kishte shumë njerëz dhe nuk e shihja. Nëse duhet të më besoni? Vendosni ju.
Më pas është bërë serioz:
Ka patur shumë lajme kohët e fundit, kanë ndodhur shumë gjëra për të cilat preferoj të mos flas.
Marrëdhënia mes drejtuesit dhe lojtarit nuk është e mirë, veçanërisht pas thumbimeve të Arrivabene-s.
Nuk duhet t’i provoj asgjë askujt. Klubi ka vendosur se për rinovimin do të flasim në shkurt ose mars.