Në Angli ka shpërthyer një valë pakënaqësish rreth Liverpool, ku disa klube i kanë kërkuar organizatorëve të Carabao Cup ta hapin një hetim mbi pozitivitetin fals të tamponëve që kishte në klubin e kuq që solli më pas shtyrjen e ndeshjes ndërmjet tyre dhe Arsenal, në sfidën e parë gjysmëfinale.
Ky reagim erdhi pas deklaratës së bërë nga Jurgen Klopp i cili u shpreh se mes lojtarëve që dolën pozitiv shumë prej tyre janë tamponë pozitiv fals. Rivalët e Liverpool kërkojnë zbardhjen e plotë të kësaj çështje pasi mund të ketë efekte të mëdha edhe në vijim e sezonit.
Në fakt lojtarët dhe stafi i Liverpool iu nënshtruan tre testeve të ndryshme, i fundit, testi molekular, vërtetoi se pozitiv ishte vetëm Trent Alexander-Arnold.