Bashkëshorti i artistes së ndjerë, Hueyda El Saied, ka vendosur që të mbajë të hapur profilin e saj në “Instagram”. Thierry bën herë pas here postime të ndryshme, duke e kujtuar shoë girl-in shqiptar. Ndërsa, së fundmi, ai ka bërë një dedikim shumë të veçantë me rastin e ditëlindjes së djalit të Hueydas, Gabriel.

Thierry ka publikuar një kolazh fotosh, ku shfaqet vogëlushi me të dhe nënën e ndjerë. “Gëzuar ditëlindjen Gabriel. 7 vjeç sot. Mami dhe unë jemi shumë krenar për ty. Të duam shumë djali im. Të fortë së bashku. Babi jot”, ka shkruar ai në postim. Kujtojmë se Hueyda u nda nga jeta pak javë më parë, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.