Apptopia ka publikuar një renditje vjetore të aplikacioneve më të njohura. Sipas statistikave, softueri më i njohur gjatë vitit 2021 ishte ai që shfaqet rregullisht në media. Lista e kombinuar e aplikacioneve për Android dhe iOS tregon se aplikacioni celular më i popullarizuar në botë ishte TikTok.
Në vendin e dytë dhe të tretë janë Instagram dhe Facebook, të ndjekur nga WhatsApp dhe Telegram në vendin e katërt dhe të pestë. Në vendet tjera janë Snapchat, Zoom, Messenger, CapCut dhe Spotify.I sapoardhuri në këtë listë, krahasuar me vitin e kaluar, është CapCut – një program për përpunimin e videove. Programi është në pronësi të ByteDance (gjithashtu pronar i TikTok), dhe aplikacioni është krijuar posaçërisht për shërbimin popullor.Është interesante se një studim i fundit tregon se TikTok është faqja më e popullarizuar në internet, madje e ka tejkaluar Google.