Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim u shpreh sot se ngritja në Shqipëri e Shtabit Pararojë të Komandës amerikane të Operacioneve Speciale për Evropën (SOCEUR) është me rëndësi për sigurinë rajonale.
Sipas ambasadores, “kjo është hera e parë që SHBA po lokalizon një seli të këtij lloji në Shqipëri”.
“Shkëlqyeshëm për të nisur vitin e ri me një zhvillim të rëndësishëm në marrëdhëniet në fushën e mbrojtjes mes Shqipërisë dhe SHBA-së. Kjo është hera e parë që SHBA po lokalizon një seli të këtij lloji në Shqipëri. E rëndësishme për sigurinë rajonale”, tha ambasadorja Kim.
Komanda amerikane e Operacioneve Speciale në Evropë njoftoi sot ngritjen e Shtabit Pararojë të dislokuar në Shqipëri, me rotacion.