Jupiteri do jetë veçanërisht aktiv dhe do sjellë ndryshimet më të mëdha për anëtarët e një shenje zodiaku. Bëhet fjalë për Dashin. Astrologët parashikojnë se viti i ri do të jetë një pikë kthese e madhe për ta. Jupiteri do të kalojë në këtë shenjë me 10 Maj për herë të parë në 10 vjet duke e bërë 2022-in një nga vitet më të rëndësishme për Dashin. Jupiteri sjell guxim, rrit qëllimet dhe ëndrrat dhe kështu do të jetë deri më 28 tetor.

Falë Jupiterit, ndryshimet do të vijnë në të gjitha sferat, nga karriera, marrëdhëniet me njerëzit dhe deri te lidhjet emocionale. Dashi që nuk e ka gjetur shpirtin binjak duhet të gëzohet pasi do të jetë viti i tyre. Sidoqoftë, këto ndryshime mund të mos shkojnë ashtu siç e prisni. Jupiteri do të kalojë 4 muajt e parë të vitit 2022 në Peshqit dhe në shtëpinë tuaj të 12-të të mbylljes, gjë që mund të shkaktojë disa emocione të rënda.

Kjo do të jetë një rrugë plot tundime, por edhe rikuperim dhe do të përsëritet edhe një herë nga data 28 deri më 20 tetor. Gjatë muajve të ardhshëm, astrologët ju këshillojnë të shikoni thellë brenda vetes dhe të konsideroni realisht qëllimet dhe dëshirat tuaja. Analizoni të gjitha segmentet e jetës, sepse kjo është periudha juaj, dhe vendimet që merrni do t’ju sjellin kryesisht vetëm të mira.