Kryeministri Edi Rama në komunikimin e parë publik për këtë vit uroi që viti i ri të jetë sa më i mirë për të gjithë shqiptarët kudo ku janë, për vendin tonë e kombin tonë dhe u ndal si fillim te situata e pandemisë.

Kryeministri në fjalën e tij vuri theksin të dhënat e sotme për numrin e të infektuarve në vend: “1236 raste pozitive, dy herë më shumë sesa javën që shkoi, efekti i festave i mungesës së plotë të shtrëngesave dhe patjetër efekti i varinatit të ri omikron, që ka një shpejtësi shumë më të madhe sesa variantet e mëparshëm në shtrirje e kthetrave të infeksionit”.
“107 persona gjendet sot të shtruar në infektiv, janë fatkeqësisht plagë që në përqindjen dërrmuese të rasteve, mbi 95 % përqind lidhen me mos vaksinimin”, vijoi më tej ai.

Gjithashtu Rama tha se “Vetëm një përqindje shumë e vogël janë ata të vaksinuarit, por të cilët kanë mundësi që ta kalojnë pa problem, me ndonjë përjashtim shumë të rrallë kur kanë sëmundje të rënda.”