Bazuar në raportin e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka njoftuar se 152 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit, nga gjithsej 5,474 testime.
MSH-ja njofton se gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes nga kjo sëmundje, ndërkohë raportohet për 20 raste me të shëruar nga COVID-19.
Në nivel vendi mbesin gjithsej 872 raste aktive me COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, sipas MSH-së, janë dhënë 4,129 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Deri më sot sipas MSH-së, 786.859 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, ose 43 për qind e popullsisë.
Një ditë më parë, më 5 dhjetor, Kosova shënoi 107 raste pozitive me COVID-19 nga 5.561 testime.